AKUZA/ Mafia italiane ka shtirë në dorë kompaninë partnere të Eco Tirana?
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, të shoqëruar edhe me video, ish-deputeti Enkelejd Alibeaj ka akuzuar kryeministrin Rama dhe krybashkiakun Veliaj në lidhje me kompaninë e pastrimit të plehrave, Eco Tirana dhe lidhjeve me Flavio Tosin.

Ish-deputeti demokrat shkruan se Tosi është duke u hetuar nga antimafia italiane për shkak të dyshimeve se kompaninë e tij të plehrave e ka vendosur në funksion të Ndraghetës dhe mafias në Itali.

"Flavio Tosi po hetohet nga antimafia italiane, pasi dyshohet se kompaninë e plehrave të Veronës e ka vënë në shërbim të Ndraghetës.

Edi Rama ideoi dhe Erion Veliaj realizoi krijimin e kompanisë publike Eco Tirana për pastrimin e Tiranës dhe diferencimin e mbetjeve, ku 49% të aksioneve i ka kompania veroneze e plehrave, që po hetohet nga antimafia italiane.

SPAK-u duhet të zgjohet nga gjumi toksik i plehrave!

Homologët italianë janë vetëm një email larg. Afera mafioze e pastrimit të Tiranës nuk duhet të mbetet pa u ndëshkuar!

Edi Rama + Erion Veliaj + Flavio Tosi + Ndragheta = Mafia e Plehrave", shkruan Alibeaj.



Shtuar më 17/10/2020, ora 21:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori