Akuza e Kostës: Pagova 110 mijë euro për Ramën tek pronari i një televizioni në Berat
Vladimir Kosta u largua nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste duke hedhur një lum akuzash ndaj Ramës dhe disa deputetëve të së majtës.

Një ndër akuzat e tij është edhe kërkesa nga Rama për t’i paguar 110 mijë euro një televizioni në Berat. Ja se çfarë shkruan Kosta:

“Kam investuar mund, djersë dhe para për partinë socialiste, Berat, Poliçan në 2009, Për një kërkesë tënden i pagova 110 mijë euro televizionit të atij jevgut të Beratit. Ma kërkove me ngulm në një kafene të Beratit, po s’e kujtove pyet Tikun. Preka gjithë fshatrat e Përmetit,në 2013, 4 muaj fshatfshat. Një kërkesë të bëra që mos e vër Gilin se nuk fiton, mos ma bëj këtë të keqe, të thashë, por ti as që e çave kokën fare! Përkundrazi dëgjove ata kalamajtë që mban rreth e rrotull, të servilosen e të gënjejnë gjithë ditën”. /Albeu.com/
Shtuar më 11/07/2016, ora 23:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori