Akuza e fortë e Metës: Tensioni me Kosovën, i qëllimshëm!
I ftuar këtë mbrëmje në emisionin “360 Gradë”, kreu i shtetit Ilir Meta akuzoi kryeministrin Edi Rama se po shkatërron gjithë sistemin në vend për të qenë protagonist, ndërsa shtoi se tensioniShqipëri është i sponsorizuar për të defaktorizuar shtetin shqiptar.

Sipas tij, tensionet mes Tiranës dhe Prishtinës janë të provokuara qëllimisht.

Tensioni nuk është i rastësishëm as në Shqipëri. Ndoshta pas gjithë këtij tensioni të sponsorizuar qëllimisht qëndron dëshira që të na paraqesin që shqiptarët nuk dinë të merren vesh. Nuk mendoj se është kështu. Ky ka qenë një vit zhgënjimesh në tërësi.

TensioniShqipëri është i provokuar qëllimisht. Tensioni qëndron tek arbitrariteti i një individi që ka rrëzuar një sistem të tërë në vend me mjaft sukses dhe të gjitha këto dështime kërkon t’i mbulojë duke krijuar edhe debate plotësisht të pa nevojshëm. Është një strategji për të mbijetuar pa rregulla loje përmes presioneve, kapjes së medias, linçimeve”, u shpreh Ilir Meta.
Shtuar më 26/12/2019, ora 21:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori