Akuza "e fortë" e Kryemadhit: Kanë gënjyer me numrin e të vdekurve
Kryetarja e Levizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka hedhur akuza "të forta" ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, për mashtrim sipas saj me shifrat e të vdekurve nga Covid-19.

Deklaratën ajo e bëri këtë mbrëmje në emisionin "Open".

Sipas saj nuk ka një menaxhim të mirë nga qeveria për situatën.

"Nuk ka një menaxhim të mirë nga qeveria.

Shifrat nuk tregojnë asgjë. Qeveria ka mashtruar, ka gënjyer me shifrat.

Masat nuk parandaluan asgjë. Pse nuk rri në rrugë virusi gjatë orës 5 deri në 5 e gjysmë pasdite?

Qeveria bën propagandë dhe nuk kërkon falje duke thënë që ky virus na zuri të papërgatitur dhe nuk arritëm ta menaxhojmë këtë situatë.

Qeveria nuk ka treguar sa kanë vdekur në janar dhe shkurt,"- tha Kryemadhi.
Shtuar më 04/05/2020, ora 23:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori