Ish-kryeministri Sali
Berisha ka hedhur
akuza të forta sot mbi kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian
Dvorani.
Në një intervistë për Abc News,
Berisha tha se
Dvorani ka 100 milionë lekë pasuri që nuk i
justifikon dhe e quajti si njeriun që ngre kurthet e shtetit.
“
Dvorani ka 100 milionë që nuk i
justifikon. Ka marrë dhjetra milionë euro. Është në kundërshtim me Kushtetutën. Ky njëri merr përsipër që të ngrejë kurthet e shtetit.
Ka 3 KED të fshira nga Fatmir Xhafaj. Erdhi me një tagër që nuk e meritonte. Pse ça janë ndërkombëtarët, ëngjëj?
Unë po them që nuk janë ëngjëj. Ka pasur të korruptuar ndërkombëtarë, që i kanë dënuar qeveritë e tyre. Që ka pasur të korruptuar është 100%”, u shpreh
Berisha.
Shtuar më 14/11/2019,
ora 20:17