1000 euro bileta e finales, Eduart Grishaj: Ata që e blejnë janë fatlumë, do hanë e do pinë

Krahas shikueshmërisë rekord, këtë sezon të Big Brother VIP ka ecur edhe marketingu. Çdo situatë është shfrytëzuar në mënyrë direkte për përfitime monetare, ku duket se shqiptarët nuk janë kursyer. Finalja e “Big Brother VIP” është pak ditë larg, po për ta ndjekur nga afër duhet të rezervoni një biletë, aspak modeste.

Çmimet arrijnë deri në 1 mijë euro dhe këtë e konfirmoi edhe regjisroi i BBV, Eduart Grishaj i cili i quajti fatlumë ata që do ta kenë këtë biletë.

“Finalja do bëhet në studiot e Top Channel, sepse kemi shumë stadiume këtu. Është bërë shumë tërkuzë historia e biletave. 150 vende për ata persona që do jenë fatlumë nuk do jenë thjeshtë në studio, do i takojnë nga afër Është një biletë e veçantë. Është një paketë ‘all inclusive’, ka për të pirë dhe për të ngrënë.”- tha regjizori.