Skandaloze! Trajneri i Neftchi Baku dhunon në rrugë ish-bashkëshorten (VIDEO)

Skandaloze ajo që ka ndodhur në rrugë mes trajnerit të Neftchi Baku, Laurentiu Reghecampf dhe ish-bashkëshortes së tij, Anamaria Prodan, njëkohësisht agjente futbolli.

Pas disa minutash bisedë, mes dyshes shpërtheu një sherr përbindëshi, ata shkëmbyen disa goditje, ku shikohet teksa dhunojnë fizikisht njëri-tjetrin.

Sipas mediave rumune, pas kësaj dhune të dy janë shoqëruar drejt komisariatit dhe kanë marrë urdhër mbrojtjeje.

Anamaria Prodan thotë se trajneri Reghenkampf ka qenë i dehur dhe ka hyrë me dhunë në shtëpi duke e kërcënuar dhe duke e shtyrë.

Videoja e filmuar nga një mikeshë e Prodan është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale duke u bërë virale në internet./ h.ll/albeu.com


Shtuar 26.09.2022 12:27