Balla ndaj Berishës: Furnizove me armë Millosheviçin, je ura lidhëse e rusëve me PD

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka ‘shpërthyer’ në Kuvend me akuza të ashpra ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha. Duke folur nga foltorja e Kuvendit Balla tha se Berisha në kohën e luftës së Kosovës theu embargon e vendosur nga SHBA dhe furnizoi me armë liderin serb Sllobodan Millosheviçin. Kreu i Grupit të PS nuk u ndal në akuza ndaj kryedemokratit, të cilin e akuzoi dhe si ura lidhëse mes rusëve dhe Partisë Demokratike. Balla u shpreh se Berisha nuk ka burrëri dhe se ai është i gatshëm që të përballet me të në lidhje me akuzat për finacimet e pretenduara ruse në Partinë Demokratike në vitin 2017.

Taulant Balla: Teksa Shqipëria mirëpret samitin më të madh në 6 dhjetor Saliun e ke në thirrje për dhunë. Ndërsa Vladimir Putin i ka shpallur luftë Europës Berishën e ke në të njëjten gjuhe me Lavrovin dhe Khamenin. Të njëtën gjë tha Saliu në anglisht për një media britanike, shqipëria është në rrezik. Disa prej jush nuk gjejnë dot forcën dhe flas për kolegë që janë të përkushtuar në integrimin eurio-atlantik, si ka mundësi që CIA struktura më e madhe e besueshme thotë në deklaratat e veta që PD-ja ka marrë para ruusë përmes një kompanie guackë dhe dy personave që kanë marrë punë publike në Rusi. Ju nuk keni lidhje ju që jeni në sallë. Donald Lu i vuri përpara dosjen dhe Saliu e kundërshtoi. A i kanë treguar SHBA se Sali Berisha është personi lidhës me rusëve dhe PD. Jam i gatshëm sa herë ai ka burrëri po ai burrëri nuk ka të përballem me këto dokumente që kemi. Sa herë që Shqipëria ka një çështje Sali Berisha është në anën e kundërt. Se si Sali Berisha theu embargon amerikane dhe furnizoi me armë Sllobodan Millosheviçin. Sipas Berishes dhe njeriut të Putinit, UÇK paska qenë një bandë dhe pas vrasjes ka trafikuar organet, e ka votuar Sali Berisha.Saliu thotë do t’i turrem institucionet, do t’i turrem Kuvendit.