Akullnaje e pashkrire ne Shqiperi, gjeografet britanike bejne zbulimin ne Alpet tona
Albeu.com
Një grup gjeografësh anglez kanë zbulur një grup akullnajash në malet veriore të Shqipërisë. Akademikët nga universiteti i Manchesterit kanë gjetur katër akullnaja përgjatë maleve të Shqipërisë.Ato formojnë një gjerësi prej 2 mijë metrash dhe nuk është shkrirë që nga koha kur është krijuar. Lajmin e jep gazeta angleze "Times" e cila i referohet, një ekspedite të disa gjeografëve anglez që kanë qenë për një kohë relativisht të gjatë në Mal të Zi, Shqipërinë e veriut dhe Kosovë. Sipas profesorit të universitetit të Manchesterit, Philipe Hughes , fakti që këto nuk janë zbuluar deri më tani lidhet edhe me lartësinë e madhe dhe masivin e gjerë malor që shtrihet në këto tre shtete, por edhe se kjo zonë e Ballkanit ka qenë për shumë kohë një pjesë e Luftës se Ftohtë dhe e problemeve ndërkufitare. Megjithatë të dhënat janë publikuar fillimisht në mediat që kanë të bëjnë me gjeografinë, ambientin dhe pastaj janë publikuar në gazetën angleze "Times" . Tani shkenctarët do studiojnë arsyet dhe të dhënat e tjera në lidhje me këtë fenomen të jashtëzakonshëm në Europë, dhe kur më shumë se kurrë flitet për ngrohjen globale.
Shtuar më 29/01/2010, ora 15:55
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori