AKU marrëveshje me Universitetin Bujqësor për sigurinë ushqimore
Pëlqej
Autoriteti Kombëtarë i Ushqimit firmosi sot marrëveshjen e bashkëpunimit me Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit, pranë Universitetit Bujqësor të Kamzës, me qëllim arritjen e objektivave të edukimit dhe kërkimit shkencor.

“Qëllimi i kësaj marrëveshje është arritja e objektivave të edukimit dhe kërkimit shkencor, në fushat e teknologjisë ushqimore, vreshtari-enologjisë, bioteknologjisë ushqimore, ushqimit, cilësisë dhe sigurisë ushqimore, të cilat kërkojnë vendosjen e një bashkëpunimi të ngushtë ndërmjet Organizmave Shtetërorë të Edukimit dhe atyre të Kontrollit dhe Mbikqyrjes së Ushqimit, në vendin tonë, me impakt të drejtpërdrejtë “mbrojtjen e interesave të konsumatorëve”, thuhet në marrëveshjen e firmosur nga të dy palët.

Në marrëveshjen e nënshkruar nga Z.Bakaj dhe Znj.Kongoli, thuhet gjithashtu, se do të sigurojë programe të përbashkëta bashkëpunimi, shkencor e teknik, këmbim përvoje, zhvillim institucional, këmbim personeli mësimor-shkencor e specialistë, si dhe aktivitete të tjera me interes të përbashkët, për lidhjen ndërmjet universitetit dhe institucioneve te administrimit të cilësisë dhe sigurisë ushqimore në vend. /albeu.com/
Shtuar më 18/03/2014, ora 17:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori