Aktorja Roza Anagnosti shpërthen ndaj Tufës: Kemi punuar me përkushtim tani vijnë këta dhe…
Në një intervistë me gazetaren e emisionit “Njerëz në Fokus” Ola Mitre, aktorja e mirënjohur Roza Anagnosti flet për nismën që pritet të dorëzohet në Parlament mbi disa filma të kohës së komunizmit.

Sipas aktores, kush ka marrë përsipër këtë nismë nuk e njeh artin e filmit.

“Pse duhet ta kufizosh publikun? A jemi në demokraci? Pse kapen me filmin? Unë jam munduar të jem e vërtetë, kemi punuar me përkushtim, është dashur një punë e madhe paraprake, dhe vijnë tani këta…”,- thotë aktorja.

Sipas saj, vlerësimi për filmat e kohës së komunizmit duhet bërë me mirëkuptim dhe jo me urrejtje. “Duhet parë me gjakftohtësi, me mirëkuptim, jo me urrejtje, me agresivitet. Arti është art, është emocion, letërsi, muzikë”,- thotë aktorja.

Vetë Tufa, sqaroi më tej se nuk bëhet fjalë për ndalimin e këtyre filmave, por për rregullimin e tyre.

Filmat e periudhës së diktaturës komuniste, një pjesë e tyre e vogël paraqesin propagandë fyese, lënduese, shkojnë kundër lirive të garantuara me Kushtetutë.

Filmat e periudhës së diktaturës komuniste paraqesin një pjesë e tyre e vogël paraqesin propagandë fyese lënduese shkojnë kundër lirive të garantuara me Kushtetutë. Nuk kemi thënë që duhen ndaluar por shpjeguar, nga shkalla e propagandës duhet t’i paraprihet me një bisedë shpjeguese, që të shpjegojnë një kontekstin për brezin e ri”, tha ai. /albeu.com/




Shtuar më 27/03/2017, ora 22:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori