Aktori ndërpret shfaqjen sepse një spektator fliste në celular
Një shfaqje e zhanrit komedi ka nxehur pak gjakrat mes një aktori dhe spektatorit, pasi një prej tyre i binte vazhdimisht celulari. Duket se kjo gjë nuk është lënë me kaq, pasi aktori e ka toleruar personin në fjalë, i cili pasi ka komunikuar, nuk e ka fikur aparatin celular.

Kjo ka ndodhur në skenën e Teatrit Metropol në Tiranë, ku është shfaqur dje në mbrëmje “Rikonstruksioni i çiftit”. Shfaqja shënonte rikthimin pas shumë vitesh në skenë të aktorit të njohur Herion Mustafaraj.

Shfaqja është ndërprerë për shkak se njërit prej spektatorëve i binte në vijimësi celulari, duke nervozuar aktorin Mustafaraj, bën me dije "Dita". Herën e parë Mustafaraj ndërpreu aktrimin, u kthye nga spektatori dhe pa gjatë në drejtim të tij, duke pritur derisa ai mbaroi bisedën. Herën e dytë, Mustafaraj ka ndërprerë aktrimin dhe këtë herë i ka folur spektatorit në mënyrë të drejtpërdrejtë nga skena në sallë. Me sa duket të dy njiheshin, sepse fjalët e aktorit në drejtim të spektatorit ishin: “Ilir të lutem, të lutem, më lini të vazhdoj shfaqjen”. Spektatori Ilir, drejtues i një OJF-je me fokus jetimët, me sa duket i kishte lënë bisedat telefonike për ti kryer në një sallë teatri. /albeu.com/
Shtuar më 22/05/2015, ora 09:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori