Aktori Julian Deda e thotë troç live: Jam kundër Lali Erit
Pëlqej
Tashmë është bërë zakon që aktorët teatrit por edhe të televizionit të dalin hapur kundër kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Por sigurisht një "armik" i betuar ndaj tij është aktori shumë i dashur për publikun Julian Deda.

"Kundër Lali Erit do jem gjithmonë" u shpreh Jul Deda gjatë një interviste në emisionin e mëngjesit në Report Tv.

Deda deklaroi se Veliaj është shembulli më i keq që qytetarët shqiptar duhet të ndjekin.

Julian Deda njihet edhe për angazhimin e tij në politikë, në strukturat e PD-së, por pavarësisht kësaj ai është kritik shumë i ashpër me kryetarin e PD, Lulzim Basha. /albeu.com/


Shtuar më 11/07/2018, ora 09:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori