Aktori i njohur francez flet plot simpati për Ramën: Është tip për së mbari!
Aktori i famshëm francez, Gerard Depardieu në një intervistë dhënë për të përjavshmen "Le Point" ka treguar se hera e vetme që ka folur me presidentin francez, Emmanuele Macron, në telefon është në kohën kur ka qenë në një vizitë në Tiranë.

Teksa përshkruan Ballkanin, ai thotë se i duket vend fantastik, ndërsa thekson se i pëlqen shumë kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Pjesë nga Intervista:

-Po Macronin, e njihni atë?

Depardieu: Ai më ka marrë në telefon, madje isha në Shqipëri kur më mori. Ah, njoh një njeri që është për së mbari, është Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë.

I ngjan shumë Malkovich-it dhe pikturon gjithashtu. Atje te ai takova edhe një lider të Kosovës, qe kishte bërë edhe burg (Ramush Haradinaj).

Ballkani po, është vend fantastik…

Po Edi Rama, është vërtet tip për së mbari… Edhe pikturat e tij janë të bukura.

– Pikturat e kryetarëve të shteteve s’janë gjë…

Depardieu: Po, po këto të Edi Ramës janë ndryshe, ka edhe grafizëm, edhe njolla me gjëra të çuditshme, edhe në letër muri…
Shtuar më 01/10/2020, ora 22:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori