Aktori i humorit shpërthen në akuza ndaj Ramës: Nuk të bindem se nuk jam dele!
Vendimi i kryeministrit Edi Rama për të ndaluar qarkullimin e makinave në fundjave ka shkaktuar reagime të shumta.

Një ndër zerat kritikë është edhe aktori Florian Binaj i cili shprehet hapur se nuk ka ndërmend t'u bindet urdhërave të kryeministrit Edi Rama.

Ai ka reaguar ashpër përmes një postimi në Facebook, ndërsa e quan Kryeministrin “ njeri që shkel të drejtat e mia”.

Postimi:

“Unë nuk pranoj t’i bindem urdhrave të një njeriu që shkel të drejtat e mia duke më mohuar lirinë time në emër të surrealizmit të tij.

Ti mund të jesh çfarë të duash por unë dhe qytetarët e këtij vendi nuk jemi dele”, shkroi Binaj.
Shtuar më 25/05/2020, ora 16:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori