Aktori i famshën italian Michele Placido do të japë shfaqje te Teatri Kombëtar
Aktivisti dhe njëkohësisht pedagogu Ervin Goci ka paralajmëruar se në skenën e Teatrit Kombëtar do të japë shfaqje tjetër. Ai ka deklaruar se aktori i famshëm italian Michele Placido do të vijë të japë shfaqje në këtë teatër.

“Michele Placido do vijë të japë shfaqje te Teatri që do të prishë Edi Rama…”, njofton Goci.

Ndërkohë artistët vazhdojnë rezistencën te Teatri Kombëtar, të cilët janë kundër shembjes së kësaj godine. Javën që lamë pas, pati përplasje mes policisë, aktorëve dhe qytetarëve tek Teatri Kombëtar.

Pasi policia rrethoi godinën për të bërë zbrazjen e saj, Basha dhe përfaqësues të PD shkuan në ndihmë të tyre. Basha ka nënshkruar me artistët një marrëveshje ku theksohet se Teatri Kombëtar do të shpallet monument kulture. Nga ana tjetër Rama dhe Veliaj shfaqen të vendosur se kjo godinë do të shembet.

Shtuar më 29/07/2019, ora 09:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori