Aktorët paralajmërojnë masa drastike: Do të uzurpojmë teatrin!
Aktorët e teatrit Kombëtar sot kanë paralajmëruar qeverinë Rama për trazira si dhe do të uzurpojnë teatrin.

Një përfaqësi e tyre i kanë dërguar një letër Presidentit dhe kryetarit të Kuvendit duke kërkuar që të anulohet vendimi për prishjen e godinës.

Ata paralajmërojnë se nëse deri ditën e premte nuk do të kthehet një përgjigje, do të uzurpojnë godinën e Teatrit Kombëtar.

I pranishëm në komision aktori i njohur Robert Ndrenika, i cili u shpreh se mungesa e shumicës tregon se këtu duhet të fillojë 'lufta’. Ndrenika theksoi se aktorët janë përbuzur dhe braktisur, ndërsa projektin e ri e cilësoi si vjedhje. /albeu.com/

Shtuar më 13/06/2018, ora 11:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori