Aktorët nxjerrin zbuluar Veliajn: Po na falsifikon firmat për të prishur teatrin
Pas listës me 65 artistë që dolën pro prishjes së Teatrit ekzistues, një deklaratë e fortë është bërë nga Pavlina Mani, aktorja e dashur e publikut shqiptar, njëherazi bashkëshortja e Pirro Manit, "babait" të Teatrit shqiptar.

Mes firmëtarëve ishte dhe çifti Pirro e Pavlina Mani, por kjo e fundit ka përgënjeshtruar gjithçka.

Në një prononcim, aktorja ka pohuar ser bashkëshorti i saj është i sëmurë, ka 10 vjet që s’ka lëvizur nga Amerika dhe nuk ka se si të ketë firmosur këtë letër dërguar Metës, Ruçit, Kumbaros, Ramës e Veliajt, shkruan GSH.

"Përderisa në këtë punë ka futur hundët politika, ne nuk prononcohemi për asgjë, Pirro Mani ka 10 vjet që s’ka lëvizur nga Amerika.

E çfarë firme mund të ketë vënë ai kur s’është këtu?! Lereni të qetë se është në fund të viteve të jetës së tij, është i sëmurë.

Ne nuk merremi me këto gjëra, aty në plan të parë nuk është çështja te ndërtimi i teatrit, aty bëhet luftë politike, ne jemi kundër politikës.

Me asnjë parti nuk jemi, si Pirro si unë. Ne jemi artistë nuk jemi politikanë.

Ne jemi për teatër të ekzistojë teatri. Të ekzistojë edhe një teatër të ri, godinë e re, të ekzistojnë 2-32 Teatro për siç e ka gjithë bota", është shprehur Pavlina Mani. /albeu.com/
Shtuar më 28/06/2018, ora 07:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori