Turisti Italian publikon faturën: Nuk do ta besoni sa pagova në Shqipëri për një pjatë midhje dhe një gotë verë

Turistët italianë në vendin tonë kanë qenë të shumtë këtë herë dhe në jo pak  raste kanë marrë vëmendje në media.

Disa prej tyre kanë mbetur të zhgënjyer ngë Shqipëria, por të tjerë janë shprehur mjaft të kënaqur.

Ky është rasti i një turisti italian, i cili ka postuar fotografinë e faturës nga një restorant në Sarandë.

Në një postim në Facebook thotë se çmimet janë shumë të lira dhe se shërbimi ishte i shkëlqyer. Postimi i tij ka tërhequr vëmendjen e medieve italiane të cilat e kanë pasqyruar gjerësisht.

Në foton e faturës që ka publikuar duket se ai ka paguar 8 euro për një pjatë midhje dhe gjysmë litri verë të bardhë.

Ai shprehet se restoranti gjithashtu ka vendosur t’i qerasë me një pjatë “xaxiq” dhe pak bukë falas. E sigurt që çmime të tilla nuk i gjen në Itali, shkruan ai.

 


Shtuar 21.08.2023 16:38