Barcelona ofron katër lojtarë për Torresin

Barcelona po mundohet që me çdo kusht t’i sigurojë shërbimet e sulmuesit të Manchester Cityt, Ferran Torres.

Të premten, mediumet spanjolle kanë shkruar se “blaugrana” është e gatshme të ofrojë katër lojtarë që do të përfshiheshin në marrëveshjen për sulmuesin spanjoll.

Skuadra nga Premier League i kërkon 70 milionë euro për të, por Barcelona është e gatshme të shpenzojë vetëm 45 milionë euro.

“Marca” ka shkruar të shtunën se Barça ia ka ofruar “qytetarëve” edhe njërin prej Ousmane Dembele, Samuel Umtiti, Philippe Coutinho apo Clement Lenglet, dhe jo Ansu Fatin apo Pedrin, të cilët përcillen nga anglezet për kohë të gjatë.


Shtuar 4.12.2021 13:19