Aktivistja e njohur në gjendje të rëndë: Po ndjej fundit, s'kam lekë për ilaçe
Aktivistja Ajtanga Lubonja përmes një postimi në rrjetet sociale njofton se ndodhet në një gjendje të rënduar shëndetësore.

Ajo shkruan se nuk ka mundësi ekonomike që të ndjek mjekimet.

Ajtanga Lubonja ka publikuar foton e një recete, ku mjeku i familjes i ka rekomanduar Lubonjës shtrimin e saj të menjëherëshëm në QSURT ndërkohë që ajo shkruan se po i vjen fundi.

Njoftimi i policisë

Sot me dhane flet shtrimi per ne spital!

Ja ku eshte si disa te tjera qe flene ne sirtar…ku pas pak do perfundoje edhe kjo!

Nuk ja u tregova per t’ju mallemgjyer…jo vetem dua tju kujtoj sa e pa drejte eshte jeta!

Ku te vete kure une e di si eshte gjendja e Spitalit Publik,dhe une vete nuk disponoj asnje lek…me cfare ti blej ilacet!

Me mire ne kete konviktin tim mjeran dhe te palos fletet e shtrimit…po nuk do kete me,e ndjej fundin!

Dhe pushtetet le te “Lulezojne” ,duke u bere kurban ne Populli! Nuk kam fuqi te shkruaj me…JU DUA!!! /albeu.com/

Shtuar më 21/06/2018, ora 08:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori