Veprimi i “çmendur” i fanses lë pa fjalë Luiz Ejllin (FOTO LAJM)

Fansat e artistëve gjejnë mënyra të ndryshme për të shprehur dashurinë që kanë për ta. Nga dhuratat, dedikimet e deri te tatuazhet që bëjnë në trupin e tyre.

Këngëtari i dashur për publikun, Luiz Ejlli, ka zbuluar së fundmi se një fanse e tij ka bërë një tatuazh me një nga shprehjet që ai përdorte kur ishte brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 2”.

Fjalia “A di si m’duki ju?” dhe fjala “Çapaçula” ishin ndër më të përdoruarat nga fituesi i BB VIP, dhe këto të dyja një fanse i ka bërë tatuazh në krahun e saj.

Këtë e ka zbuluar vetë Luizi në një postim në “Instastory”, ku bashkëngjitur me foton shkruan: “Pa fjalë”.


Shtuar 23.06.2023 13:05