Aktivisti sulmon ministrat: Shkojnë me lekët e shtetit në hotele me 5 yje bashkë me dashnoret

Aulon Kalaja ka hedhur akuza të forta mbi kabinetin qeveritar duke i përmendur shpenzimet e luksit për suita në hotele me 5 yje kur ndodhen në takime zyrtare jashtë shtetit.

Gjithashtu aktivisti Kalaja dënoi dhe shpenzimet e luksit për arredimine zyrave të shtetit dhe konsumimin e tepërt të karburantit nga ana e ministrave.

Shpenzimet qeveritare të shfrenuara duhet të marrin fund.

Ministrat që shkojnë jashtë shtetit në suitat më të shtrenjta dhe që marrin me vete edhe dashnoret po të duash duhet të marrin fund gjithashtu.

Ministrat që harxhojnë 1000 litra naftë në ditë duhet të largohen.

Qeveritë e djathta krijojnë kabinete më të vogla dhe ulin shpenzimet e luksit.”- tha Kalaja. /faxweb

Shtuar më 07/07/2020, ora 21:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori