Aktgjykim për 18 shqiptarë të Malit të Zi të akuzuar për kryengritje
Albeu.com
Gjykata e Lartë në Podgoricë sot duhet ta lajmërojë aktgjykimin për grupin e shqiptarëve të Malit të Zi, të cilët akuzohen për "bashkim terrorist, me qëllim rrënimin e rregullimit kushtetues të Malit të Zi".Gjykimi i 18 shqiptarëve përfundoi në gjysmën e korrikut të këtij viti. Pjesëtarët e këtij grupi janë arrestuar në shtator të vitit 2006, gjatë një aksioni të policisë malazeze, të njohur me emrin "Fluturimi i shqiponjës".

Sipas aktakuzës, ky grup ka pasur ndërmend të vendosë rajon autonom në rajonin e Malit të Zi ku shqiptarët janë popullatë shumicë.

Të akuzuarit gjatë gjykimit u shprehën të pafajshëm dhe përgënjeshtruan të dhënat në aktakuzën. /Makfaks/
Shtuar më 05/08/2008, ora 16:20
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori