E FUNDIT/ Digjet makina e drejtorit të Hipotekës
“Akt terrorist”, Ministria e Brendshme dënon sulmin me tritol të shtyllës së tensionit
Ditën e sotme një shtyllë e tensionit të lartë në Fushë-Krujë u sulmua me tritol.

Këtë akt, Ministria e Brendshme e ka konsideruar një akt terrorist dhe thekson se për rastin kanë nisur hetimet.

Shtyllëstensionit të lartë të linjës Tiranë–Podgoricë dhe Tiranë-Prizren, iu vendos tritol mesditën e sotme në fshatin Krastë të Thumanës në zonën e Fushë Krujës.

“Sot në mesditë, punonjësit e OST, pranë fshatit Krastë, Thumanë, konstatuan se njëra këmbë e shtyllës dyfishe të tensionit të lartë (400 KË), Nr. 65, e linjave Tiranë–Podgoricë dhe Tiranë-Prizren ishte dëmtuar me lëndë, të dyshuar eksplozive”, sqaronte policia. /albeu.com/
Shtuar më 18/03/2019, ora 18:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori