Akt për t’u vlerësuar! Çfarë ndodh kur ish-deputeti bie në dorën e qytetarit (FOTO LAJM)

Një leje qarkullimi është gjetur e humbur në Pogradec dhe personi që e ka gjetur e ka bërë publike në mënyrë që ta dorëzojë sërish tek pronari i saj.

“Përshëndetje, kam gjetur një leje qarkullimi, ju lutem postojeni tek faqja pasi personi që i ka humbur mund t’a njohë …”- shkruan qytetari.

Por e kujt është leja e qarkullimit?

Ashtu siç mund ta shihni në galerinë më sipër, leja e qarkullimit i përket Banush Tefik Gozhdarit.

Ky emër nuk është aspak i panjohur për ne pasi Banush Gozhdari është ish-deputet i PS në zonën e Mokrës, Pogradec.

Akti i lartë i qytetarisë nga pogradecari i thjeshtë përballë një ish-deputeti është shumë për t’u vlerësuar. /albeu.com/
Shtuar më 06/10/2017, ora 09:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori