Kriza politike, Basha takime intensive me forumet e PD-së
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të ketë sot një ditë të ngjeshur me takime.

Duke nisur nga ora 11:30, Basha do të zhvillojë një mbledhje me Kolegjin e Kryetarëve në selinë blu.

Më pas në 13:00, kryedemokrati do të ketë një mbledhje me kryetarët e bashkive të djathta.

Ndërkohë pasdite në 17:00, Basha do të zhvillojë një mbledhje të përbashkët me Kryesinë e PD-së dhe grupin parlamentar.

Në fokus të këtyre takimeve mendohet të jetë aksioni politik i opozitës, kriza politike dhe zgjedhjet.

"Nesër kam thirrur forumet e PD me një konsultë për axhendën e aksionit politik dhe protestave të qytetarëve të bashkuar. Ky është momenti për të intensifikuar dhe për te vazhduar me vendosmëri betejën tonë" deklaroi Basha një ditë më parë.
Shtuar më 15/05/2019, ora 08:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori