AKSIONI/ Policia "rrethon" Dibrën, ja ku fshihet njëri prej vëllezërve Murataj
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Policia e Shtetit ka vazhduar operacionin për kapjen e 2 nga 6 autorëve të cilët dyshohet sa kanë grabitur paratë e një banke në afërsi të Rinasit.

Operacioni i koduar “Patriot” ditën e djeshme arrestoi katër nga 6 të dyshuarit. Ditën e sotme sipas njoftimit të policisë operacioni aktualisht po vijon në Dibër me kontrolle masive për kapjen e Admir Nikaj(Murataj).

Kontrollet po vijojnë nga ajëri e toka. Në operacion janë Renea, Fnsh, Forca e Posaçme Operacionale e Policia e Dibrës, shkruan News24.

Kontrollet kanë vijuar në disa banesa, në pyll e ndërtesa të braktisura në Zalldardhë, CAN, TARTAJ e LASHKIZ të Dibrës.
Kjo vilë në foton më poshtë ndodhet në Fushë Prezë dhe është në pronësi të Admir Murataj. Ky është një nga personat që Policia tha dje se është shpallur në kërkim si pjesë e bandës që grabiti 3.2 milionë euro të një banke të nivelit të dytë më 9 shkurt në Qafë Kashar.

Klan shkruan se 46 – vjeçari nga Tropoja po kërkohet në vendlindje dhe në Tiranë. Ai dyshohet të jetë kreu i grupit që ka autorësinë për grabitjen e 3.8 milionë dollarëve, më 3 Dhjetor të vitit 2015 dhe 3.2 milionë dollarëve, më 9 Shkurt, në dy ngjarje të ndodhura në rrugën e Rinasit.

Shtëpia ka sistem alarmi dhe kontrollohet nga kamerat në çdo cep të saj. Mësohet se në tokën ku është ngritur kjo vilë luksoze ka qenë e ndërtuar më herët një banesë e vjetër, e cila është blerë nga Murataj për të ndërtuar vilën, që ka përfunduar në vitin 2015.

Ky i fundit iu ka rrëfyer fqinjëve se e kishte ndërtuar shtëpinë me të ardhurat e siguruara nga emigracioni dhe me ndihmën që i jepnin dy vëllezërirt e tij edhe ata në emigracion, shkruan
Fqinjët kanë pohuar se Murataj ka jetuar në këtë banesë në 2015 bashkë me familjen. Në 2016 është larguar dhe vinte vetëm rrallë për të kontrolluar shtëpinë.

Në momentin që policia ka mësyrë në banesën e Murataj ka gjetur aty një person të pajtuar prej tij që të ajroste shtëpinë dhe të kujdesej për ullinjtë. Ky i fundit është shoqëruar në polici, ku tha se ishte telefonuar nga Murataj vetëm 2 ditë më parë.
Admir Murataj rezulton të jetë arratisur nga burgu i Trikallës në 2013 bashkë me grupin e Ilir Kupës. Ai vuante dënimin për grabitjen e një banke në Larisa të Greqisë. Ai është shoqëruar në polici kur u arrestua grupi, por u la i lirë për mungesë provash./Albeu.com/
Shtuar më 15/02/2017, ora 18:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori