Aksioni OSHEE-Polici: 13 në pranga, 13 në kërkim
Aksioni i përbashkët i OSHEE dhe Policisë së Shtetit ka zbuluar 34 raste të reja të vjedhjes së energjisë elektrike dhe ka çuar para përgjegjësisë autorët.

Gjatë katër ditëve të fundit në këtë aksion kanë vepruar 132 grupe të përbashkëta dhe janë kryer kontrolle në 7.659 raste.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 34 rastevjedhjes së energjisë elektrike me 34 autorë.

Nga këta janë arrestuar në flagrancë 13 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike. Janë shpallur në kërkim 13 persona, si dhe ndiqen në gjendje të lirë 9 autorë.

Gjithashtu janë ndërprerë 4.977 lidhje të abonentëve debitorë dhe 34 lidhje të paligjshme. /albeu.com/

Shtuar më 18/01/2015, ora 11:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori