Aksioni në Vlorë e Sarandë, policia arreston në flagrancë 5 shtetas
Policia e shtetit ka njoftuar se gjatë një operacioni të shtrirë në qytetin e Sarandës dhe të Vlorës, janë arrestuar në flagrancë 5 persona, të cilët janë kapur duke qarkulluar me automjete pa dokumentacione të rregullta, por edhe nën efektin e pijeve alkoolike.

Të arrestuarit janë Mariglen Gllava, 32 vjeç, banues në Vlorë, Erjon Çelaj, 34 vjeç, banues në Vlorë, Marko Mata, 20 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë, Dritan Hyseni, 19 vjeç, banues në Sarandë, Ndriçim Rako, 33 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i tij u bë në aksin rrugorë “Sazani” Vlorë, pasi u kap duke drejtuar automjetin e markës “Mercedes Benz”, nën efektin e pijeve alkoolike.

2- Erjon Çelaj, 34 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i tij u bë në aksin rrugorë të lagjes “10 Korriku” pasi u kap duke drejtuar automjetin e markës “Chevrolet”, pa leje drejtimi përkatës.

3- Marko Mata, 20 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë. Arrestimi i tij u bë në askin rrugorë të lagjes nr.1 Sarandë, pasi u kap duke drejtuar automjetin e markës “Benz Mercedes” pa leje drejtimi përkatës.

4- Dritan Hyseni, 19 vjeç, banues në Sarandë. Arrestimi i tij u bë në rrugën “Adem Sheme” Sarandë, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi përkatës.

5- Ndriçim Rako, 33 vjeç, banues në Sarandë.
Arrestimi i tij u bë në aksin rrugorë të lagjes nr.1 Sarandë, pasi ditën e djeshme ky shtetas duke drejtuar automjetin e markës “Mercedes Benz A-Clas” ka aksidentuar shtetasin R.M, 49 vjeç banues në Sarandë, i cili për pasojë ky i fundit ka marrë dëmtime në trup dhe ndodhet në Spitalin e Sarandës jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia. /albeu.com/
Shtuar më 28/09/2018, ora 13:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori