Aksioni i madh në Elbasan, blindi i RENEA-s patrullon në qytet (VIDEO)
Forcat e Rendit zhvilluan një aksion të gjerë sot paradite në Elbasan duke angazhuar dhjetra efektivë duke përfshirë edhe Forcat Speciale.

Në aksion kanë marrë pjesë edhe efektivë të RENEA-s për shkak të rrezikshmërisë së lartë të personave që kanë qenë në objektiv të operacionit.

Blindi i RENEA-s është parë të hyjë në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Elbasanit, ndërsa raportohet se janë arrestuar disa persona, por ende nuk janë bërë publik emrat e tyre.

Operacioni i gjerë i policisë zhvillohet pas disa ngjarjeve të rënda në Elbasan ku ka patur të vrarë si edhe sulme ndaj policisë lokale nga personazhe të krimit të organizuar, të cilët dyshohet se kanë edhe mbështetje politike. /albeu.com/
Shtuar më 21/09/2017, ora 15:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori