Aksion si në filma, fqinja e moshuar shkatërron planin e hajdutëve shqiptarë
Pëlqej
Një shqiptar është arrestuar na autoritet italiane pak pasi kanë tentuar të vjedhë një apartament në Comeana.

Por ka qenë fqinja shumë trime ajo që arriti të largojë hajdutët, por gjithashtu të mbajë mend numrin e targës së makinës që përdorën ata për t’u arratisur.

Në pranga ra një shqiptar, kurse bashkëpunëtori i tij arriti t’i shpëtojë policisë.

Ishte fqinja e shtëpisë ku kishin arritur të futeshin hajdutët e cila pengoi vjedhjen dhe lajmëroi karabinierëtcilët arritën të kapnin gjurmët e tyre.

Gruaja, pasi dëgjoi disa zhurma të dyshimta, doli në dritare dhe pasi u përball me dy djemtë, i detyroi ata të largoheshin por arriti të shënonte targën e mjetit me të cilin ata ikën.
Shtuar më 07/12/2017, ora 19:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori