Aksion policësh si nëpër filma tek “Fusha e aviacionit” në Tiranë (VIDEO)

Policia e Tiranës ka arrestuar këtë mbrëmje 4 persona te cilët dyshohet se grabisnin automjete.

Dy makina, përkatësisht një BMË X5 dhe një Mercedes Benz 4 fenerësh kanë rrethuar një makinë tip A-Class dhe prej tyre kanë dalë një numër policësh.

Në pak momente kanë shtrirë dy personat përtokë duke i vënë prangat.
Mësohet se grabitësit po identifikonin disa makina për t’i vjedhur gjatë natës.

Arrestimi i grabitësve u bë tek “21 dhjetori’ dhe ‘Fusha e Aviacionit’. /albeu.com/
Shtuar më 06/03/2017, ora 21:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori