Update-Në aksionin
policor ku policia mendonte se kishte arrestuar katër persona mësohet se ato kanë arritur të largohen nga apartamenti i rrethuar. Grabitësit që kishin hyrë në banesën e një biznesmeni në Shkodër për të vjedhur kanë mundur të largohen nga banesa.
Policia mendoi se i kishte rrethuar ata në apartamentin e biznesmenit, mirëpo, pasi kanë hyrë brenda apartamentit, policët kanë vënë re se grabitësit ishin larguar.
ndërkohë mësohet se policia e Shkodrës ka arrestuar një 20-vjeçar, i cili mendohet se është bashkëpunëtor i katër grabitësve të banesës së biznesmenit në Shkodër.
13:29-Aksion policor në Shkodër, rrethohen 4 grabitës banesash
Një
aksion policor po ndodh mesditën e sotme në Shkodër, ku katër grabitës
banesash janë rrethuar nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në një shtëpi në lagjen "Rus".
Sipas burimeve të para, mësohet se Policia ka qëlluar në ajër dhe u ka kërkuar grabitësve që të dalin nga banesa dhe të dorëzohen. Ndërsa mësohet se këta të fundit refuzojnë ta bëjnë një gjë të tillë. Dyshohet se ata janë të armatosur. /albeu.com/
Shtuar më 01/05/2016,
ora 14:39