Aksion për ndalimin e tregëtimit të mishit jashtë kushteve higjieno-sanitare
Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorëve, së bashku me Inspektoriatin e Ndërtimit dhe Policinë Bashkiake, ka nisur sot aksionin e heqjes së të gjitha paisjeve që përdoreshin në ambientehapura dhe jashtë çdo kriteri higjeno – sanitar, për therjen e bagëtive e më pas tregtimin e mishit.


Në këtë aksion, i cili ka nisur sot dhe që vjen në vazhdën e iniciativave të ndërmarra më parë, për heqjen përfundimtare të së drejtës për të vulosur mishrat që therren në mënyrë të pakontrolluar, mbylljes së të gjithë pikave që kryejnë një veprimtari të tillë, mori pjesë dhe Nënkryetari i Bashkisë Petrit Vasili.

"Sot jemi në vazhdën e veprimeve tona të njëpasnjëshme që kanë të bëjnë me therrjet e pakontrolluara të mishit, që kanë përbërë dhe përbëjnë një rrezik shumë të madh për shëndetin publik, gjithashtu edhe për mënyrën se si tregtohet ky produkt, goxha delikat. Përveç kontrolleve, heqjes përfundimtare të së drejtës për të vulosur mishrat që therren në mënyrë të pakontrolluar, mbylljes së të gjithë pikave që kryejnë një veprimtari të tillë, në vijim të këtij aksioni ne po ndërhyjmë nëpërmjet Policisë Ndërtimore, mbështetur edhe nga Policia Bashkiake e Tiranës dhe heqjen e të gjithë elementëve të cilët mundësonin vazhdimin e këtyre therrjeve të pakontrolluara, siç ishin këmbalecët përkatës që janë përdorur në ambientehapura për të kryer therrje. Kujtojmë që therrja në ambientehapura është një nga risqet maksimalë që ka të bëjë më shëndetin e qytetarëve", u shpreh Vasili. /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2012, ora 15:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori