E FUNDIT/ Formacionet zyrtare: Inter-Atalanta
200 policë bëjnë aksion blic me drone dhe qen, shoqërohen 7 persona në Tiranë
Të paktën 7 persona janë shoqëruar ditën e sotme pas operacionit blic që zhvilloi Policia.

Kontrollet u bënë në pjesën më të mdhe të zonës së Doganës, ndërkohë që në aksion morën pjesë 200 forca policie nga FLO, DVP Tiranë dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.

“U kontrolluan 67 kamionë, 23 magazina dhe objekte të ndryshme brenda doganës, 107 automjete dhe rreth 267 persona. Gjatë kontrolleve, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 pistoletë, e cila do të dërgohet për ekspertim, disa vula të dyshuara si të falsifikuara e sende të tjera të kundërligjshme”, tha policia në një deklaratë për mediat.

NJOFTIMI I PLOTE

Vijon zbatimi i planit të masave për kontrollin e të gjitha pikave të kalimit kufitar, porteve e aeroportit, doganave dhe çdo objekti të rëndësisë së veçantë, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale dhe të paligjshmërisë në tërësi, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë publike.

Në vijim të kontrollit të zhvilluar ditë më parë në Portin e Durrësit, mesditën e sotme kontrolli është përqëndruar në doganën e Tiranës, me qëllim kontrollin e personave që hyjnë dhe dalin në doganë, kontrollin e mjeteve dhe mallrave, si edhe të ambienteve dhe lokaleve përreth doganës.

Në operacion u përfshinë 200 forca policie nga FLO, DVP Tiranë dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.

Për kontrollin e territorit krahas punonjësve të Policisë u përdorën drone dhe qen antidrogë.

U kontrolluan 67 kamionë, 23 magazina dhe objekte të ndryshme brenda doganës, 107 automjete dhe rreth 267 persona.

Gjatë kontrolleve, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 pistoletë, e cila do të dërgohet për ekspertim, disa vula të dyshuara si të falsifikuara e sende të tjera të kundërligjshme.

Policia ka shoqëruar për veprime të mëtejshme 7 persona.

Policia e Shtetit do vijojë kontrollet në të gjitha objektet e rëndësisë së veçantë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme, si dhe rritjen e parametrave të sigurisë publike.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital apo në numrin 112, duke u garantuar anonimat të plotë, reagim të shpejtë e të paanshëm.
Shtuar më 29/10/2019, ora 14:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori