Aksion kundër paligjshmërisë në vend, 34 të arrestuar
Policia e Shtetit ka bërë të ditur rezultatet e javës së fundit sa u përket aksioneve për të goditur paligjshmërinë në vend.

Në këtë kuadër, strukturat e policisë kanë vijuar punën konkretisht në parandalimin dhe goditjen e vjedhjes së energjisë elektrike, ndërtimeve të paligjshme, prerjen e paligjshme të pyjeve, si dhe organizimin e lotarive të palejuara.

Gjatë kësaj jave kanë vepruar në terren 100 grupe të përbashkëta Polici-OSHEE, të cilët kanë kryer 4490 kontrolle, e si pasojë kanë evidentuar 87 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 87 autorë. Nga këta, 30 janë arrestuar në flagrancë, dy janë shpallur në kërkim dhe 55 të tjerë ndiqen në gjendje të lirë.

Sa u përket ndërtimeve të paligjshme, janë evidentuar 20 raste në total me 20 autorë të proceduar; 4 prej tyre janë arresuar në flagrancë, ndërsa 16 të tjërë ndiqen në gjendje të lirë.

Përsa i përket masave për parandalimin e prerjeve të paligjshme të pyjeve, janë evidentuar 5 raste me po kaq autorë, e që të gjithë ndiqen në gjendje të lirë, ashtu sikurse edhe 4 autorët e rasteve të organizimit të lotarive të palejuara. /albeu.com/

Shtuar më 17/01/2016, ora 11:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori