Aksion i ri i policise maqedonase ne Tetove
Albeu.com
Policia ka ndërmarrë një aksion të ri në fshatin Novo Sellë të komunës së Zhelinës, konfirmuan nga pushteti lokal. Janë bastisur disa shtëpi në kërkim të armëve ilegale, me ç’rast janë arrestuar së paku 4 persona.
MPB njoftoi se sot do të jap informacione të detajuara lidhur me këtë operacion në këtë fshat. Policia gjatë këtij operacioni kishte bllokuar hyrje – daljet e këtij fshati, disa kilometra larg Tetovës.

Fshati Novosellë gjendet në afërsi të Merovës, fshati nga ku ishte personi i vrarë Shaban Zenuni në incidentin në Radushë.
Shtuar më 14/05/2010, ora 08:43
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori