Pas një aksioni të Policisë së
Korçës, shoqërohet në komisariat një person, ndërsa një tjetër u shpall në
kërkim, për vjedhjen e disa banesave.
Në prangat e policisë ka përfunduar shtetasi Bernard Qelemeni, kurse Mateo
Aliko i ka ikur
patrullës.
Aliko është shpallur në
kërkim, pasi në qendër të
Korçës ai i është larguar në rrethana të paqarta
patrullës së policisë.
Brenard Qelemeni, 35-vjeçari i arrestuar, dyshohet si autori i disa vjedhjeve në banesa dhe biznese, me anë të kanosjes.
Ai u arrestua sot brenda në banesë.
Shtuar më 09/01/2020,
ora 23:17