Aksion blic, FNSH kreh Elbasanin në mesnatë (VIDEO)
Pëlqej
Policia Rrugore dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt kanë kryer një serë kontrollesh gjatë mbrëmjes së djeshme në Elbasan tek një numër i madh makinash.

Krahas kontrollit fizik të makinave dhe shoferëve, ata kanë verifikuar nivelin e alkoolit tek një numër i madh shoferës duke kapur tetë prej tyre mbi normën e lejuar.

"U dhanë 12 masa administrative për mos vendosje të rripit të sigurimit.

8 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.

6 mjete kaluan në pikë bllokimi për mos shlyerje të masave administrative të marra më përpara.

Kontrolle nga FNSH-ja për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri si dhe për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme.

5 shtetas të shoqëruar në Komisariat pa dokumente identifikimi"., bën me dije Policia e Shtetit. /albeu.com/
Shtuar më 13/02/2018, ora 10:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori