Shpërthim në një shtëpi në SHBA, 4 të vdekur, 6 të plagosur dhe një i zhdukur

Në Pensilvani, SHBA, një shtëpi u shkatërrua nga një shpërthim i madh vdekjeprurës që rezultoi me humbjen e jetës së katër personave, një të zhdukur, dëme masive në zonë, por edhe një zjarr të madh.

Shkaqet e shpërthimit nuk janë bërë ende të ditura, siç raporton kanali televiziv FoxNews, i cili tha se zona duket si një “zonë lufte”.

Autoritetet në Pensilvani, SHBA, raportuan se të paktën gjashtë persona u dërguan në spitale dhe njëri prej tyre është në gjendje kritike.

Shpërthimi është kapur nga kamerat e sigurisë së shtëpisë dhe pamjet janë tronditëse.


Shtuar 13.08.2023 20:02