Aksidentoi policin, ndalohet 19-vjeçari
Policia e Tiranës ka ndaluar autorin e aksidentit me vdekje të efektivit të policisë Ramazan Xhediku para disa ditësh. Sipas burimeve të policisë autori kishte mundur të largohej pas aksidentit duke mos u dorëzuar në polici.

Efektivi i policisë u aksidentua në datë 6 tetor në rrugën Jordan Misja nga një automjet teksa kthehej në shtëpi me motorin e tij.

Xhediku u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin ushtarak, ku dhe ndërroi jetë 5 ditë më pas, si pasojë e plagëve të rënda. Autori i aksidentit ishte larguar nga vendngjarja së bashku me automjetin dhe policia kishte fare pak informacione që mund të kryenin identifikimin e tij.

Sipas burimeve ka qenë një punë e jashtëzakonshme hetimore e policisë kriminale, asaj të rendit dhe policisë rrugore që solli identifikimin e 19-vjeçarit Jurgen Mika si autor i dyshuar i ngjarjes.

Efektivët e policisë kanë bërë të munudur bllokimin i mjetit me targa të Tiranës, 7572 R, me të cilin është kryer aksidenti. Mika u arrestua mbrëmjen e të premtes dhe ndodhet i izoluar në ambientet e drejtorisë së policisë së Tiranës me akuzën e aksidentit me vdekje dhe largimit nga vendi i ngjarjes./albeu.com/
Shtuar më 05/11/2011, ora 13:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori