Aksidentoi policët, “arrest në burg” për Edmir Kolecin
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest në burg” për Edmir Kolecin me akuzën e “vrasje me dashje në rrethana të tjera cilësuese” si dhe “plagosje me dashje” ndaj aksidentimit të efektivit Selman Lena i cili humbi jetën dhe plagosjes së kolegut të tij Preng Lleshi.


Ngjarja e rëndë ndodhi mesnatën e së shtunës ku polici Selman Lena, 41 vjeç humbi jetën dhe Preng Lleshi u plagos rëndë pasi u përplasën nga automjeti tip BMV i drejtuar nga Koleci. /albeu.com/
Shtuar më 07/05/2013, ora 12:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori