Sulm në Norvergji, autori i armatosur rrëmben auto ambulancën dhe shtyp këmbësorët
Aksidentoi për vdekje kalimtarin, shoferi largohet me shpejtësi
Një person ka humbur jetën pasi u përplas nga një makinë, kurse shoferi u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Aksidenti ndodhi mëngjesin e sotëm pranë fshatit Ardenicë në aksin Lushnje – Fier.

Njoftimi i policisë

Në datën 05.09.2017, rreth orës 05:40, në autostradën Fier-Lushnje, në fshatin Ardenicë, Lushnje, afër rotondos së Kolonjës, është aksidentuar nga një mjet ende i paidentifikuar dhe si pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi Kimet Hoxha, 72 vjeç, banues në fshatin Ardenicë, i cili ishte duke ecur në këmbë.

Mjeti që ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes. Grupi hetimor po punon për identifikimin e mjetit dhe të personit që e drejtonte si edhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2017, ora 09:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori