Aksidentoi për vdekje fëmijën 6-vjeçar në Divjakë, shoferja shfaqet e pikëlluar në gjykatë
Gjykata e Lushnjës ka vendosur masën e arrestit me afat 30 ditë burg për drejtuesen e mjetit Maela Matrangasi e cila aksidentoi me vdekje një fëmijë 6-vjeçar në Divjakë.

Trupa gjykuese e ka cilësuar çështjen mjaft të ndjeshme dhe gjyqtarja ka vendosur që seanca e masës së arrestit të 35-vjeçares nga Tirana të zhvillohet pa praninë e mediave.

Mësohet se Drejtuesja e mjetit Matarangasi u shpreh e penduar dhe e pikëlluar në gjykatë dhe të njëjtën gjë ka shprehur dhe avokati i saj.

Prokurorja Merita Qorri ka kërkuar 30 ditë burg për të pandehurën ndërsa të njëjtën gjë vendosi edhe gjyqtarja e gatshme. Në këtë mënyrë shtetasja 35 vjeçare Maela Matarangasi do të kalojë në burg një muaj deri në gjykimin përfundimtar pas daljes së ekspertizës në lidhje me aksidentin.

Pas 30 ditësh, Gjykata e Shkalles se Parë Lushnje pritet të rivlerësojë masën bazuar në konkluzionet e specialistëve në lidhje me rrethanat e aksidentit.

Ngjarja e rëndë ndodhi 6 ditë më parë në Divjakë ku një fëmijë 6 vjeçar është përplasur për vdekje nga Matrangasi e cila drejtonte një mjet tip Benz. Grupi hetimor së bashku me specialistët e qarkullimit po vazhdojnë të punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shtuar më 15/08/2018, ora 19:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori