U mbaroi afati 100-ditor, Gledis Nano dy orë takim me drejtuesit e policisë Tiranë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gledis Nano ka zhvilluar një takim për afro dy orësh me Drejtorin e Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi.

Burime bëjnë me dije se në takim ishin edhe drejtues të sektoreve të ndryshme.

Në takim është diskutuar për goditjen e grupeve kriminale.

I pranishëm ka qenë dhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ku është diskutuar edhe për të rinjtë që kanë mbaruar Akademinë e Sigurisë dhe do angazhohen në rend. Kjo për të motivuar në katierë efektivët e rinj.

Ky takim vjen gjithashtu një ditë para përfundimit të afatit 100 ditorë të lënë nga kryeministri Edi Rama për të gjithë drejtuesit e policisë./albeu.com


Shtuar 13.10.2021 11:18