Aksidentohet rëndë efektivi i Policisë, u përplas nga një makinë
Gjatë mbrëmjes së sotme ka ndodhur një aksident i rëndë në Pezë të Madhe, ku një efektiv policie ka mbetur i plagosur rëndë.

Drejtuesi i automjetit me targa AA848GU, shtetasi Fatos S., 45 vjeç, ka aksidentuar shtetasin, me iniciale E. K.,42 vjeç, punonjës Policie (në momentin e aksidentit nuk ka qënë në detyrë).

Ky shtetas ishte duke udhëtuar me mjetin tip motorçikletë në momentin e aksidentit.

“Ka mbi 40 minuta që kemi lajmëruar dhe nuk ka ardhur akoma as policia, as ambulanca. I aksidentuari është në gjendje të rëndë, policia sapo erdhi. Ambulanca sapo erdhi pas gati një ore, shyqyr që po merr frymë i plagosuri, thotë një dëshmitar i ngjarjes për JOQ./Albeu.com/

Shtuar më 13/11/2016, ora 18:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori