Masat kundër koronavirusit, policia hyn nëpër lokalet e Elbasanit për të shpërndarë njerëzit

Përveç Tiranës edhe në qytete të tjera të vendit po merren masa të ashpra për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Në qytetin e Elbasanit, forcat e policisë kanë shkuar nëpër lokale për të larguar qytetarët prej andej.

Bashkia e Elbasanit thotë se Policia e Shtetit, FNSH dhe Policia Bashkiake kanë nisur aksionin në të gjithë qytetin për mbylljen e bareve dhe restoranteve për të ndalur grumbullimet.

“Këto janë masa të detyrueshme për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.

Bashkia Elbasan falenderon të gjithë administratorët të cilët i mbyllën paraprakisht bizneset e tyre, pa qenë nevoja e ndërhyrjes së policisë.

Por gjithashtu, edhe të gjithë pjesën tjetër që nuk kanë bërë rezistencë, por kanë treguar përgjegjshmëri në këtë situatë.

Qytetarë Bashkia Elbasan ju bën thirrje të mos dilni nga shtëpia, përveçse për raste të domosdoshme. Për çdo simptomë, të ngjashme me ato të coronavirus telefononi në 127”, thuhet në njoftim.


Shtuar 11.03.2020 22:25