UPDATE - Humb jetën Sokol Olldashi (FOTO LAJM)

UPDATE - 23:25 - Deputeti i Partisë Demokratike, Sokol Olldashi ka humbur jetën në aksidentin e ndodhur sonte rreth orës 21:18 në rrugën Elbasan- Tiranë tek lapidari i Krrabës teksa udhëtonte me makinën e tij me targa AA003HN.

Sipas burimeve të Policisë, deputeti Olldashi nuk ka mundur të shpëtojë duke humbur jetën.

23:10 - Sipas të dhënave paraprake, shkak i aksidentit ka qenë moti i keq që ka shkaktuar daljen nga kontrolli të makinës dhe daljen nga rruga. Në makinën e Olldashit është gjendur edhe trupi i një personi tjetër, identiteti i të cilit nuk bëhet akoma i ditur. Makina e deputetit Olldashi është tërësisht e shkatërruar.

Në këto momente policia po nxjerr nga makina trupin e deputetit Sokol Olldashi. Makina e Olldashit ka rënë në greminë 15 metra të thellë.

22:42 - Deputeti i Partisë Demokratike, Sokol Olldashi ka pësuar një aksident të rëndë sonte rreth orës 21:18. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Elbasan- Tiranë tek lapidari i Krrabës teksa udhëtonte me makinën e tij me targa AA003HN ndërsa sipas burimeve të Portalit Albeu.com nga policia e shtetit, Olldashi është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe me rrezik të lartë për jetën por burime jozyrtare shprehen se Olldashi mund të ketë humbur jetën.

Në aksident raportohet të jetë plagosur edhe një person tjetër ndërsa dy ambulanca dhe një zjarrëfikse janë në vendgjarje.

I pari që ka njoftuar për aksidentin ka qenë deputeti i PD-së, Igli Cara.

Në vendgjarje ka arrit ish-ministri i brendshëm dhe deputeti aktual i PD-së, Flamur Noka dhe deputeti Astrit Patozi ndërsa drejt vendit të aksidentit është nisur edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Ndërkohë jemi në pritje të informacioneve të reja. /albeu.com/
Shtuar më 20/11/2013, ora 23:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori