Aksidentohet rëndë në punë, i riu transportohet në Spitalin e Traumës
Një aksident në punë ka ndodhur në një rrugë në Tepelenë.

Sipas informacioneve të policisë, ai është 32-vjeçari me inicialet A.K, banues në Korçë.

Menjëherë është bërë transportimi i tij në Spitalin e Gjirokastrës, por për shkak të gjendjes së rëndë është nisur për në spitalin e Traumës, në Tiranë.

Ai ishte i punësuar në një kompani për ndërtimin e rrugës Gusmar-Kuç.

Janë të paqarta shkaqet e ngjarjes, për të cilën ka nisur edhe një hetim.
Shtuar më 08/08/2020, ora 19:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori